TIRANË

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë proceduar nga Prokuroria e Tiranës penalisht për protestën e 16 shkurtit kanë folur në një konferencë për mediat dhe kanë sqaruar të vërtetën e përplasjeve mes tyre dhe policëve të drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Drejtori i Policisë së Shtetit ka agresuar  kolegun e tij Gent Stazimirin, ndërsa shton se  nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma.

Ai shpjegoi se deputetët shkuan tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të ndaluar  terrorin që  po ushtrohej ndaj qytetarëve, por  shton se policia jo vetëm që i privoi nga e drejta e tyre, por përdori edhe agresion ndaj kolegut Gent Strazimiri.  Ish-deputetët kanë publikuar edhe videon, që sipas tyre tregon shkaktarin e përplasjesve te ambientet e drejtorisë.

“ Është përdorur dhunë dhe janë shoqëruar mbi 50 qytetarë dhe menjëherë pas protestës ne morëm të dhënat se  sa shumë prej  pjesëmarrësve iu nënshkruan dhunës. Një grup deputetësh shkuan te drejtoria e Tiranës sipas detyrimeve që kanë për të marrë informacion. Të penguar nga funksionarët e policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo për të ndaluar edhe valën e terrorit të shoqërimeve dhe arrestimeve të bëra me 16 shkurt.

Ne shkuam të gjithë se bashku në zyrën e drejtorit të Policisë. Për çudinë tonë dhe jo vetëm tonë Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për të nxjerrë armën.”,  tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: