Vanessa Bryant po kërkon 75 milionë dollarë dëmshpërblim nga Los Angeles County për shkelje të privatësisë dhe neglizhencë në publikimin e fotove nga rrëzimi i helikopterit që vrau bashkëshortin e saj Kobe, vajzën e tyre Gianna dhe shtatë të tjerë.

Është dashur të priste ditën e dhjetë të gjykimit që avokati Jerome Jackson të paraqesë në gjykatë kërkesën për dëmshpërblim të kërkuar nga Vanessa Bryant dhe Chris Chester (partner në padinë e familjes Bryant).

Vanessa Bryant akuzoi autoritetet për shpërndarje të paligjshme të fotografive të trupave të bashkëshortit të saj Kobe dhe vajzës së saj Vanessa:

“Ndihem e shkatërruar, e lënduar dhe e tradhtuar nga punonjësit e qarkut që zbuluan fotot,” i tha ajo një gjykate të kontesë në Los Angeles, duke shtuar se ajo nuk i ka parë ende ato imazhe sepse dëshiron t’i “kujtojë ashtu siç ishin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb