Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Bulqizë ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me çifte nga një i afërm i tij.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë pyjore, ndërsa i riu a humbur jetën në helikopter ndërsa po transportohej drejt spitalit.

Policia njofton se është shoqëruar autori i ngjarjes.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb