Eduart Reçi, një biznesmen 52 vjeç u qëllua pak para mesnatës së kaluar me plumb në kokë, teksa ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Reçi ishte babai i dy djemve dhe ishte sipërmarrës në fushën e ndertimit. Po kështu mësohet se 52-vjeçari ka punuar para shumë vitesh në SHISH.

  • foto galeri

Në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: