MIRDITË
Biznesmeni Kastriot Reçi, ish-pronari i televizionit lokal në Lezhë Media+ dyshohet se është ekzekutuar me snajper. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se nga këqyrja paraprake e viktimës është konstatuar se është qëlluar vetëm me një plumb.
Për shkak të precizionit të vrasjes, grupi hetimor dyshon se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe se autori i ka ditur mirë lëvizjet e viktimës.
Kastriot Reçi, 47 vjeç u qëllua sapo doli nga lokali i tij në Rrëshen. Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017 në Itali.
(BalkanWeb)