TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas iniciativës së deputetit të PD Endri Hasa për ta qëlluar me vezë në foltoren e Kuvendit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se të kthyer pas një kohe të gjatë në Kuvend, opozitarët e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë.

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”- shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se deputeti Hasa qëlloi Ramën me vezë, por nuk e ka zënë pasi i ka kaluar afër kokës. Pas kësaj ngjarje kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka mbledhur Byronë e Kuvendit për të përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin Endri Hasa.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb