TIRANË- Ky që shihni në foto është 78-vjeçari Haxhi Lika, i moshuari nga Remasi i Divjakës që mbeti i plagosur me një plumb në ballë gjatë operacionit të policisë për kapen e personave në kërkim.

Dy djemtë e tij Arben e Martin Lika, 45 dhe 51 vjeç u shoqëruan nga policia por ndaj tyre nuk ka ndonjë akuzë konkrete, por dyshohet se kanë lidhje me disa ngjarje kriminale në të kaluarën.

Operacioni i policisë nisi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, kur forca të shumta policie dhe RENEA zbarkuan në fshatin Remas të Divjakës. I moshuari mbeti i plagosur në rrethana ende të paqarta.

Ndonëse një operacion dhe ngjarje që ka shumë pikëpyetje nga ana e policisë nuk ka ende një deklaratë zyrtare. Të vetmit që janë prononcuar janë të afërt të personave të ndaluar dhe të të plagosurit.
Ata akuzojnë policinë se qëlloi me armë duke plagosur 78-vjeçarin që ishte në gjumë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb