Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç janë dy të rinjtë të cilët kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Don Boskos. Sipas informacioneve ata ndodhen në spital teksa janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Sipas informacioneve edhe nga komunikata zyrtare e policisë, 2 të rinjtë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, njëri është dëmtuar në këmbë e tjetri në shpatull.

Teksa ende nuk ka informacione lidhur me autorët.

Ndërkohë dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, paraprakisht dyshohet se ka qenë e paramenduar.

Teksa njëri nga të plagosurit rezulton se është me precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: