Skiatorja shqiptare, Lara Colturi bëri paraqitje pozitive në Garën e Kupës së Botës në Austri, teksa u rendit në vendin e dytë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka mirëpritur Colturin, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka vlerësuar atë për faktin se ka ngritur flamurin kuqezi në majat më të larta të botës.

 

 

Postimi:

Kënaqësi të prisja Lara Colturin, një supertalent i pistës së skive, e cila ka ngritur flamurin kuqezi në majat më të larta të botës, me fitoren fantastike të medaljes së argjendtë në një prej etapave të Kupës së Botës në Ski!

#ForcaLara

#KrenarëPërShqipërinë

 

 

Img 5527
Img 5527

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb