Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi verën e shkuar pasi ish-trajneri Alegri zgjodhi kroatin Manxukiç përpara argjentinasit. Gjysmë sezoni i mbushur me nervozizëm te Milani dhe një tjetër gjysmë te çelsi përpara se të rikthehej në bazë. Të gjithë e mendonin të ikur “El Pipitan”, me Juven që mendonte ta shiste, por në miqësoret e verës dhe ndeshjet e para të kampionatit, Higuain u provoi të gjithëve se vlen ende për fanellën bardhezi. Një sulmues tipik, një vrasës zonë, një numër 9… përkundrazi, një numër 21!

“Kur u riktheva askush nuk më tha asgjë. Jam kthyer për të punuar, për të treguar vlerat që kam. Që nga dita e parë kam dashur të qëndroj te Juventusi dhe sot jam shumë i lumtur. Njoh klubin, tifozët, qytetin dhe njerëzit më trajtojnë mirë. Numri 21 ka qenë zgjedhja ime. Kur u riktheva këtu numri 9 ishte i lirë dhe vendosa ta ndryshoj sepse 21 është data e lindjes së vajzës sime. Kjo është e vërteta. Me Kristianon nuk luaja prej vitesh dhe herën e fundit që luanim bashkë Kris ishte shumë i ri. Kam gjetur një lojtar më të kompletuar dhe jam shumë i lumtur që e rigjeta këtu. Çdo vit duhet të punoj sepse vjen një sezon i ri dhe ai që kaloi mbetet në të shkuarën. Për mua personalisht ka qenë një vit i ndërlikuar edhe pse fitova Europa League. Tani nis një vit i ri, jam shumë i motivuar dhe dua të ndihmoj skuadrën të bëj maksimumin për të fituar diçka.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: