Pas shumë muajsh i dëmtuar, Armando Broja u rikthye të luajë titullar, teksa sulmuesi kuqezi u impenjua dje me Everton U21, në ndeshjen ndaj Watford U21.
“Është bukur të kthehesh prap në fushë. Ka kaluar pak që nga dëmtimi im, prandaj është një ndjenjë e bukur të kthehesh, të luash, ta ndjesh lojën, të kthehesh në fushën e blertë dhe të luash me një buzëqeshje në fytyrë.
Me të vërtetë e shijova dhe mezi po pres të vazhdoj dhe me shpresë për t’u kthyer me ekipin e parë”, u shpreh Broja, në videon e shpërndarë nga klubi.
Kujtojmë që Broja është huazuar nga Chelsea te skuadra e Everton.
(J.S/BalkanWeb)