TIRANE

Ditën e shtunë Jonida Vokshi dhe Besnik Kraja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Në një ceremoni ëndrrash, ku nuk mungonte asnjë, çifti dukeshin më të lumtur se kurrë në këtë ditë të tyren.

Çifti u celebrua nga këngëtarja e njohur Elvana Gjata, ndërsa Jonida kishte zgjedhur një fustan të ngushtë për ceremoninë e betimit, i cili i nxirrte në pah format e trupit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga fotot duket se festa ka qenë e bukur, por minimaliste, pasi nuk kishte shumë të ftuar. Por në dasma ka edhe të papritura. Në dasmën e Jonidës dhe Besnikut, situata u ndez aq shumë, sa të ftuarit u ndjenë të lirë të eksperimentojnë në kërcim. Për një nga të ftuarit, Florian Agalliun situata nuk shkoi aq mirë.

Teksa kërcente në pistë, Floriani u rrëzua dhe përfundoi me tendinë të këputur. Këtë fakt ai e ka treguar vetë në Instastory, duke qetësuar portalet se është mirë.

Dasma e Besnikun dhe Jonidës, ishte një ceremoni ndryshe, larg tradiconaleve që jemi mësuar të shohim. Jonida gjithashtu ishte një nuse tejet minimaliste, por që shkëlqeu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: