Helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në Theth të Dukagjinit për t’i dhënë ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua ditën e sotme, duke përfunduar në një greminë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri po e transporton efektin drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Pak orë më parë, “BalkanWeb” solli pamje nga vendngjarja, ku shfaqej efektivi Beluli i plagosur, bashkë me disa banorë të zonës, që i kishin ardhur në ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb