Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë, ku një 12-vjeçare është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibrufeni. Vogëlushja nga Ukraina mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Pediatrise.
12-vjeçarja me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid. Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.
12 vjeçarja nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.
(BalkanWeb)