Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, tha kujtoi momentin e shkarkimit të saj nga procesi i vettingut që përkoi me Natën e Kadrit dhe bisedën me fëmijët atë ditë.
Ajo deklaroi se reformat duhen mirëpritur, por kur ato bëhen me lobingje është një fatkeqësi shumë e madhe
“Në një bisedë me fëmijët më shumë me të madhen. Kam pasur nën hetim një çështje që lidhet me rekrutimin e personave pra çështja e të ashtuquajturve të terroristëve. Ka qenë një proces goxha i vështirë, qoftë për t’u hetuar, qoftë për t’u përfaqësuar edhe për shkak të subjekteve në hetim që nuk njihnin ligjin dhe ngarkesa më e madhe ishte të kishin përballë një prokurore femër.
Vazhdoj të mendoj se e drejta e çon njeriun në drejtimin e duhur dhe do të arrijë kulmin e saj. Fëmijët janë rritur janë bërë kritikë dhe bëjnë asaj analizë. Shkarkimi im ka ndodhur më 27 prill, që i përket një feste në Komunitetin Mysliman siç është ajo në Natën e Kadrit dhe fëmijët më bëjnë këtë balancë dhe më thonë e shikon se more mallkimin e kësaj gjësë me një lloj ironie.
Po ta shohësh me emocion do të bëhesh e ndërvarur nga episode të tilla. Proceset reformuese dhe me tendenca zhvilluese duhen përkrahur. Por, ama procese që lëshohen me duar të pa kontrolluara duke i lënë hapësirën që lobingje të caktuara të ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve është një fatkeqësi shumë e madhe dhe normalisht nuk mund të ndodhë. Ky është momenti emocional në karrierën time”, theksoi ajo.