Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant njoftoi të mërkurën dorëheqjen e tij nga parlamenti i vendit, i njohur gjithashtu si Knesset.

Njoftimi vjen më pak se dy muaj pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e largoi atë nga posti i tij pas disa muajsh mosmarrëveshjesh për drejtimin e luftës në Gaza.

Pas shkarkimit të tij, Gallant mbajti vendin e tij në parlament si anëtar i zgjedhur i Knesset.

“Mirëmbrëma. Së shpejti do t’i përcjell Kryetarit të Knesset-it vendimin tim për t’i dhënë fund detyrës si anëtari i 25-të i Knesset-it pas 45 vitesh shërbim dhe misione për Shtetin e Izraelit. 35 vjet në IDF. Një dekadë si anëtar i Knesset-it dhe si ministër në qeveritë e Izraelit, duke përfshirë dy vite dramatike në postin e Ministrit të Mbrojtjes”, tha Gallant në një fjalim televiziv.

Ai shtoi se u hoq nga posti i tij pasi këmbënguli në nevojën për t’i dhënë fund përjashtimit të diskutueshëm nga drafti ushtarak për burrat ultra-ortodoksë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb