I shkarkuar nga Juve, Max Allegri mbetet në pritje të një oferte joshëse për t’u rikthyer sërish në stol. Sipas mediave angleze, për teknikun italian ka shfaqur interes ekipi i West Ham.

Guardian shkruan se Allegri shihet nga drejtuesit e klubit si opsioni ideal për të zëvendësuar Julen Lopetegui-n i cili nuk ka bërë një nisje të mirë sezonit. Me vetëm 4 fitore në 13 ndeshje, stoli i Lopetegui-t po lëkundet fuqishëm.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Allegrit lakohet në ishull, por ish trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk e ka ndërmarrë kurrë një hap të tillë për t’u larguar nga Italia, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos këtë herë, por sigurisht West Ham nuk është opsioni më joshës i mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb