Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për ankimimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, e cila është shkarkuar nga detyra pas akuzave se kishte liruar disa emra të botës së krimit

KPA ka vendosur të rrëzojë ankimimin e gjyqtares Hoxha, ku sqaruar se “vendosëm mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha””.

Njoftim vendimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha”.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 31.05.2022

Shpallur më 30.06.2022

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb