Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Bay T u shpreh se ka qenë e shokuar kur e kuptoi se kishte dalë më pak e preferuara nga publiku.

Në emisionin “Big Talk” të Klan Kosova, ajo u shpreh se e di që nuk e ka luajtur lojën, pasi nuk është përshtatur me karakteret brenda dhe me debatet e tyre.

Po ashtu, këngëtarja tha se e dinte se do të dilte pasi ishte në nominim me më të fortit e shtëpisë.

Darka me të nominuarit ka qenë me më të fortit e shtëpisë, e pak a shumë e kam ditur. Por jam surprizuar që kam dalë te më pak të preferuarit. Jam shokuar. Por gjithçka është në rregull. Ajo që mendoj që më ka penalizuar është karakteri im, kam qenë larg debateve, nuk po them që nuk kanë qenë në nivelin tim, por nuk jam përshtatur me ato karaktere.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb