TIRANE-Në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pas një debati që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj.

Mirëpo, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb