SHKODER – Kryetarja  e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka mbërritur në komisariatin e policisë Shkodër.

Ajo u fut brenda mjediseve të policisë për të takuar tre protestuesit e FRPD, të cilët vijojnë të jetën brenda komisariatit.

Të rinjtë e PD nuk pranojnë që të japin deklaratë në polici duke pretenduar se është një shtet kriminal dhe i korruptuar.

Po ashtu në ambientet e komisariatit kanë mbërritur edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku.

Ata kërkuan drejtorin e policisë, Vehbi Bushati, lidhur me shoqërimin e tre anëtarëve të FRPD për protestën e bërë në gjykatën e apelit në Shkodër gjatë seancës për 11 kuksianët.

Besjan Zajan, Ergys Ivzikun dhe Arvit Bushatin, protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës. Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb