Ruben Hebaj ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Pasi fitoi titullin kampion me Partizanin, sulmuesi është bërë pjesë e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, ndërsa ende nuk janë bërë publike termat financiarë të këtij transferimi.

66656620 422729458342299 3608420925822286433 N 1
66656620 422729458342299 3608420925822286433 N 1

Sulmuesi 21-vjeçar, që ka patur edhe një kesperiencë tjetër në Europë me Domzale në kampionatin slloven është prezantuar zyrtarisht në klubin e tij të ri. Me këtë transferim është shuar edhe shpresa e Vllaznisë, që kërkonte të kthente në shtëpi sulmuesin. Vorkla Poltava është një skuadër e njohur për futbollistët shqiptarë, pasi aty kanë luajtur edhe Curri, Dallku apo Januzi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb