Viktor Gyokeres është sulmuesi i momentit, aq sa vlera e tij ka shkuar në 100 mln euro. Ka interes nga Barcelona, City, PSG dhe Liverpool.

Ylli suedez së fundmi mori çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Suedi. Njerëzve po u kthehen kujtimet e legjendës Zlatan Ibrahimovic kur e shohin Viktorin në fushë. 26-vjeçari ka qenë më parë lojtar i Premier League. Ai u provua te Brighton, duke u huazuar më pas te Coventry dhe Swansea.

“Kam bërë më të mirën kur isha në futbollin anglez. E kam treguar sesa vlej edhe në Evropë, në Champions League dhe me kombëtaren, kështu që nuk kam shkëlqyer vetëm këtu ku jam sot (Portugali)”, ka deklaruar sulmuesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: