Një tjetër person është shoqëruar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Bllok, ku një 28-vjeçar u vra dhe u plagosën dy të tjerë. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Geldo Hoti, i cili thuhet se ka qenë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se 37-vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa u shoqërua për të dhënë deklaratën e tij. Hoti u kap mbrëmjen e sotme, teksa tentonte që të largohej drejt Greqisë, pasi ishte shpallur që mbrëmë në kërkim nga policia. Po ashtu thuhet se ky shtetas nuk ka qenë i përfshirë në konflikt. Sakaq, përveç tij, në kërkim u shpallën edhe tre persona të tjerë, pasi rezultojnë se ishin në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, ndodhi në një lokal në Bllok.

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar. Fill pas ngjarjes, i dashuri i Gjatës, Ervin Mata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo, u larguan nga vendi i krimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb