Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka bërë publike të dhënat zyrtare të shpenzimeve regjistruar në thesarin e shtetit për vitin 2024, ndarë sipas institucioneve. Sipas saj pagesat më të larta të buxhetit për vitin 2024 shkuan për koncesionet, si edhe u shpërndanë nëpër institucione për udhëtime e karburant.
“Qeverisja vendore, në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 mil euro në total”, tha Vangjeli.
Ajo shtoi në deklaratën e saj se “në 2024 vijuan kontratat e klasifikuara ku përmendim atë me vlerën më të lartë lidhur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me (foto 20) ku vetëm vlera e një fature pjesore të saj ishte 15 mil euro, vlera totale e saj mbetet enigmë”.
Vangjeli shtoi më tej se: “Bashkitë Libohohë, Konispol, Delvinë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Tepelenë etj inekzistente, pa investime, nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik.”
Deklarata:
Të dhënat zyrtare të shpenzimeve regjistruar në thesarin e shtetit për vitin 2024 treguan këto shpenzimet ndarë sipas institucioneve:
Përmendim gjithashtu, FSHZH që gjatë vitit vitit 2024 shpenzoi 171 mil euro dhe AKSHI 69.4 mil euro.
Shpenzimet për karburant në vitin 2024 ishin 40 mil euro.
Udhëtime brenda vendit 11.3 mil euro
Udhëtime jashtë shtetit 7.7 mil euro
Pagesat më të larta për vitin që mbyllëm shkuan për koncesionet dhe PPP të cilat kanë të paktën 2 vite që nuk hetohen nga Agjencia e Prokurimit Publik, por edhe tenderat e kontratat e klasifikuara ku vlen të përmendim:
Koncesionarin e inceneratorit të Tiranës i cili për 2024 përfitoi 14 milionë euro, 10 mil nga të cilat vetëm nga bashkia Tiranë.
Eco Tirana për shërbimin e pastrimit të qytetit përfitoi 10 mil euro.
Rruga e Arbrit këtë vit shpenzoi 35 mil euro.
Tuneli i Llogarasë 12 mil euro
rr. Orikum – Llogara 7.8 mil euro
rr.Milot – Morinë 6 mil euro pasuar nga Elbasan –Qafë Thanë, Unazën e Jashtme Tiranë, Bypasin Orikum – Dukat, mirëmbajtjet e rrugëve etj.
Në 2024 vijuan kontratat e klasifikuara ku përmendim atë me vlerën më të lartë lidhur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me (foto 20) ku vetëm vlera e një fature pjesore të saj ishte 15 mil euro, vlera totale e saj mbetet enigmë.
Sa i takon produktit të milionave të shpenzuara në shëndetësi shkoi për :
• “Pazaret” te Onkologjiku, pacientët mbetën pa trajtim, KLSH gjeti pajisjet e “harruara” në korridore
• Të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Ju mohua bari “Ibrutinib”. U kërkua ndryshim i protokollit të kurimit.
• Ilaçet për dializë e tumore, pacientët në QSUT, nuk morën në kohë mjekimin
• Spitali i ri në QSUT me shtretër të përdorur, asnjë pajisje sipas kontratave
• në QSUT, kabineti i endoskopisë në spitalin e ri, i pacertifikuar
• Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër dhe mjekë specialistë / 45%, e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor
Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore jo vetëm në QSUT por në rang vendi monopol në duart e kompanisë Eco Riciklim me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT .
Qeverisja vendore, në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 mil euro në total , ku sigurisht vendin e parë e mban bashkia Tiranë me 228 mil euro.
Bashkitë Libohohë, Konispol, Delvinë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Tepelenë etj inekzistente, pa investime, nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik.
Bilancit të 2024 i bashkohet performaca e eksponentëve të PS si ish-deputeti i arrestuar Çyrbja, apo nën hetim deputetja Olta Xhaçka , Damian Gjiknuri , Plarent Ndreca, Erjon Veliaj me shokë etj
Shpresojmë që në 2025 të vendoset para drejtësisë më së pari kreu i korrupsionit Edi Ramën, ndjekur nga Erjon Veliaj, Taulant Balla apo kushdo tjetër i lidhur me bandat e krimin zgjedhor të cilëve çuditërisht i nënshtrohen prokurorët, gjyqtarët e me radhë.
(BalkanWeb)