Flet Armand Spahiu, 35-vjeçari i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në lagjen “Cole” të Vlorës. Ai tregon në News24 ato pak momente të tmerrit.

Armandi tregon se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta perimet tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2500 lekësh të reja në ditë.

Siç tregon edhe vetë është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me deshirën e tij

Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje 80 gëzhoja kallashnikovi u derdhën në drejtim të 30-vjeçarit Kevin Hajrulla. Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35-vjeçarin Armand Spahiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb