TIRANË- Kur kanë kaluar rreth 48 orë nga ndalimi i 23 qytetarëve që protestuan kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, dosja hetimore është dorëzuar në Gjykatës.

Ndonëse pas ndalimit ata u sollën menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 23 personat e ndaluar do të dalin para Gjykatës në Kukës.

Materiali hetimor për ta është dorëzuar tashmë në këtë Gjykatë dhe do të jetë ajo që do të caktojë datën dhe orën e seancës gjyqësore për vlerësimin e ndalimeve dhe masën e sigurisë. Deri tani pritej që kjo ditë të ishte e marta, por nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Gjykata e Kukësit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb