Mariela dhe Antonela Berisha janë vetëdorëzuar dje në polici, rreth dy muaj pas sulmit ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë. Në disa media është spekuluar për një mundësi pajtimi mes dy palëve, gjë të cilën Prenga e ka mohuar me vendosmëri.
Ajo shprehet në një reagim se pret që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa shton se dhuna e ushtruar prej motrave Berisha i ka lënë pasoja të rënda fizike dhe psikologjike.
“Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!” -ka shrkuar Klea Prenga në një postim në Story.
Për Mariela Berishën është vendosur masa “Arrest në burg”, ndërsa për Antonela Berishën, “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.