Ajo mund të quhet fare mirë shembulli i forcës, kur sheh se bota të është ‘shembur’ mbi kokë.
Bëhet fjalë për Vilma Dulen, vajzën nga Vlora e cila 4 vite më parë u sulmua me acid para derës së shtëpisë nga një person ende i panjohur, ndërsa sot është kthyer në një forcë frymëzimi për shumë të tjerë që gjenden në vështirësi.
Në profilin e saj të ‘Facebook’-ut Vilma ka postuar një foto, ku shihet se ka ndryshuar pamjen e saj, pasi iu nënshtrua disa herë operacioneve. Përkrah fotos ajo shkruan edhe një mesazh të shkurtër ku shkruan se; ‘Mbi të gjitha, ji heroina e jetës tende dhe jo një viktimë’.
(ed.me/BalkanWeb)