Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën mbrëmë ku dy 43-vjeçarë kanë vrarë njëri-tjetrin pasi janë konfliktuar në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për Neës24 se shtetasit Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht.

Ai zbuloi se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Mësohet se të dy fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq, ai zbuloi se të dy persona kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, ku Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sa i përket Rexhës ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: