TIRANE

Prej disa ditësh në media po flitet për një krizë në çift mes Mozzik dhe Loredanës. Çifti duket se nuk po kalon një periudhë të mirë, por deri tani nuk kanë folur publikisht rreth kësaj çështjeje.

Mungesa e Mozzik në ditëlindjen e Loredanës ishte një tjetër shenjë që shtoi dyshimet se diçka s’shkon mes tyre. Së fundmi, burime për Prive kanë konfirmuar të njëjtën gjë duke zbuluar edhe arsyen e krizës në marrëdhënien e çiftit të njohur.

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i llogarive bankare në muajin qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo, në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët”, -është shprehur burimi për Prive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: