Deputetja e PD, Elda Hoti e cila u paraqit sot në SPAK për lëndën që hodhi në seancën e 17 tetorit në Kuvend foli për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Në deklaratën e saj, Elda Hoti tha se SPAK duhet të thërrasë ministrat e qeverisë, duke përmendur zv/kryeministren Belinda Balluku që sipas saj vetëm me tunelin e Llogarasë mori 50 milionë euro nga tenderi.

“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.

Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë çka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë, sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”, deklaroi Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb