I transferuar disa ditë më parë te Bologna, Tirana ka falenderuar mesfushorin Jordi Jaku, për kontributin e dhënë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu i uron sukseset Jakut në aventurën e re.

“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bologna FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu.

Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane”- shkruan Tirana.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb