Christophier Nkunku kompletoi sot transferimin te Chelsea. Menjëherë pas firmës për 6 vite, sulmuesi francez ka folur për kanalet zyrtare të klubit, duke treguar ndjesitë e tij të para si futbollist i Bluve të Londrës.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohem Chelseat. U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë në klub dhe mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të ri dhe t’u tregoj tifozëve të Chelseat se çfarë mund të bëj në fushë. Pasi kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesligë, tani dua të luaj në Ligën Premier, një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë dhe do të jem krenar që do të vesh fanellën e Chelseat”, – tha ai.
(BalkanWeb)