Mbrojtësi i Bayern Munchen, Rafinha ka kërkuar falje për veshjen e tij mbrëmjen e djeshme për festën e Halloween. Braziliani ishte veshur si arab, ndërsa në duar mbante dy kuti që kanë pamjen e pakove me eksploziv.

Klubi bavarez postoi një foto në “Twitter” me lojtarët që kishin veshur kostume të ndryshme për festën në fjalë, ndërsa Rafinha kishte zgjedhur të vishej ashtu siç e përmendëm më lart. Menjëherë kanë ardhur një sërë reagimesh në drejtim të klubit gjerman që ka fshirë foton në rrjetet sociale, ndërsa vetë lojtari ka kërkuar falje ditën e sotme, shkruan SP.

“Halloween është një festë e frikshme me kostume të ekzagjeruara. Nuk kisha qëllim të zemëroja asnjeri me maskimin tim ose të lëndoja ndjenjat e dikujt”, shkroi lojtari në Twitter, deklaratën e ka shpërndarë edhe klubi gjerman.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb