FRANCE- Ka ndërruar jetë në spital oficeri i policisë franceze, Arnaud Beltrame, i cili u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve, ngjarje kjo e ndodhur dje në një supermarket të Francës. Oficeri ndihmoi t’i jepej fund sulmit terrorist, ku agresori ka vrarë 3 persona dhe u plagosën 16 persona, ndërsa ai u vra nga policia. Agresori, 25-vjeçari Redouane Lakdim, kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur në një postim në “Twitter”, ministri i Brendshëm Gerard Collomb. “Arnaud Beltrame dha jetën për vendin e tij. Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën që bëri”, tha ministri. Më herët, Macron e cilësoi oficerin e xhandarmërisë franceze, hero. “Nënkoloneli Arnaud Beltrame, 45 vjeç, ra si hero dhe tregoi një kurajo të jashtëzakonshme”, tha Macron.

Më pas shkoi në qytezën e Trèbesit, dhe hyri në supermarketin “Super U”, ndërsa bëri thirrje: “Jam një ushtar i DAESH-it (akronim i Shtetit Islamik në gjuhën arabe)”. Aty 25-vjeçari vrau 2 prej punonjësve, dhe mori peng të tjerët. Siç raportuan edhe mediat e huaja, Lakdim kishte kërkuar dje lirimin e Salah Abdeslamit, një nga autorët e sulmit të Parisit që ndodhi në 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: