TIRANE – Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Skifteri”, në kuadër të të cilit ka vënë në pranga një 38­vjeçar, i cili dyshohet për një sërë vjedhjesh në kryeqytet.

Në fakt shtetasi Elton Premçe akuzohet për vjedhjen e kasetofonave të makinave në Tiranë. 38­vjeçari rezulton të jetë dënuar më parë në Francë për vjedhje.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit G. S. “- bëri të ditur policia.

VJEDHJET
Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor i mundshëm;
Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.
Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases A. S.
Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.
Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.
Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.,
Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb