Gjendet jahti i vjedhur i Presidenti i ekipit të futbollit të Besiktas. Gazeta ‘Sabah’ shkruan se jahti i drejtuesit të skuadrës turke u gjet në Kos në Greqisë, ndërsa ishte vjedhur në portin e Bodrumit.

Sipas një raporti të transmetuar në buletinin kryesor të Open, thuhet se trafikantët po përdorin si taktikë për transportin e emigrantëve mjetet luksoze, siç ishte edhe ky jaht për të shmangur dyshimet.
Trafikantët, sipas njoftimeve të mediave turke, vodhën varkën luksoze dhe morën migrantë dhe refugjatë. Jahti përfundimisht u braktis në Kos. Kjo është një praktikë e zakonshme për trafikantët, të cilët vjedhin anije luksoze dhe, pa dyshim, transportojnë njerëz në brigjet greke.

Presidenti i ekipit të futbollit të Stambollit ka kërkuar prej ditësh për jahtin e tij, ndërkohë që policia po heton për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: