KAVAJË

Identifikohet viktima në Kavajë. Ai është Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç. Viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë kur është kapur nga plumbat që janë shkëmbyer mes dy grupeve në lagjen numër 4 në Kavajë.


Gazetari Kelment Baçi raportoi për “BalkanWeb” referuar burimeve nga policia se ka pasur një konflikt për motive banale që më pas përfundoi në konflikt të armatosur. Arma e përdorur mendohet se ka qenë kallashnikov. Deri tani janë katër persona të ndaluar nga policia dhe 4 të tjerë në spital me plagë plumbash.


(m.k/BalkanWeb)


Etiketa: