Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi një natë më parë në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.
Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, në Dibër janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike edhe pse ka afro 30 vite që është larguar prej aty.
Fqinjët dhe të afërmit shprehen se nuk kanë dijeni të kenë patur probleme as në Dibër e as në Tiranë, ndërsa shtojnë se familja e tij ishte e respektueshme nga të gjithë.