Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja makabre e aktorit turk, i cili u ekzekutua pas shpine me katër plumba nga ish-e dashura. Mediat turke raportojnë se Vatan Sasmaz do të bëhej së shpejti baba, pasi gruaja e tij Yasemin Adali, është në pritje të ëmbël.
Sasmaz dhe Adali u martuan në vitin 2015. Hurriyet.com shkruan se aktori dhe personazhi i njohur televiziv e ka mësuar gjininë e foshnjës në muajin e pestë të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej.
Vrasja e aktorit të njohur Vatan Sasmaz në një prej hoteleve luksoze në Beshiktash, nga ish e dashura, Filiz Aker, e cila pas krimit vrau dhe veten. Mediat turke raportojnë se ajo prej kohësh kërcënonte aktorin, dhe i kërkonte atij që të ndahej nga gruaja. Ndërkohë, policia thekson se vrasja e aktorit ishte planifikuar.
(ed.me/BalkanWeb)