ELBASAN

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një i ri u vra nga një shpërthim eksplozivi.

24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjet, por lënda plasëse ka shpërthyer aksidentalisht duke i marrë jetën.

I riu, i cili është ende i paidentifikuar nga policia, dyshohet se mund të jetë pjesë e një grupi kriminal. Po kështu grupi hetimor i ngritur për rastin, po heton dhe konfliktet e mundshme të shënjestrës së atentatit që mbeti në tentativë me inicialet R.Ç.

Viktima ndodhet ende në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb