Dy heroinat 18-vjeçare Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima të cilat u ekzekutuan 75 vite me parë nga gjermanët u përkujtuan me një ceremoni të veçantë në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.

Pasi vendosën kurora me lule pranë bustit në sheshin e zonës muzeale, përfaqësuesit vendorë e cilësuan sakrificën e tyre si frymëzim për të ardhmen evropiane.

Për veteranët e Gjirokastrës, ekzekutimi i dy vajzave të reja mbetet një nga rastet e rralla që i shtohet listës së krimeve naziste.

Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima, të varura nga nazistët gjermanë në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër, janë dy nga pesë femrat e ekzekutuara barbarisht nga nazistët gjermanë në të gjithë hapësirën e shtrirjes së tyre si pushtues, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb