TIRANË

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ duke folur për gjendjen e krijuar në terren  pas tragjedisë së 26 nëntorit theksoi se Shqipëria ka pësuar në këto tre dekada fraktura të forta demografike.

Sipas tij, asnjë qytet tjetër në vend veç Tiranës dhe Durrësit nuk i është nënshtruar këtij realiteti të shtimit të popullsisë, panoramë kjo, të cilën Vasjari e cilësoi si një “shëmti  të madhe”.

“Nuk bëj politikë me këtë. Mund të bëj nesër apo pasnesër. U zbulua një trukim i kapitalizmit tonë . U zbulua në dy polet më të fuqishme të vendit në Tiranë e Durrës, por sigurisht dhe Fieri.Unë nuk e konsideroj korrekte që të katalogojmë  se janë të gjithë ndërtuesit të këqij. Ka edhe ndërtues të mirë, se ka shumë banesa që rezistuan. Shqipëria përfundimisht nuk ndreqet më, nuk ka se çfarë të ndërtojë më. Shqipëria ka pësuar një frakturë të madhe sa i përket demografisë. Është zhvendosur e gjitha në Tiranë dhe në Durrës, nuk ka asnjë realitet tjetër që i është nënshtruar shtimit. Kjo shëmti e madhe që na ka ndodhur ne, fatalisht nuk mund të ndreqet më”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb