Pas ndeshjes Juventus-Milan 1-2, trajnerit të ri të kuqezinjve, Sergio Conceição, iu bë pyetja se si në kaq pak kohë ka arritur t’i prekë fijet e duhura për t’i motivuar lojtarët e tij. Kjo ishte përgjigjja e tij, duke iu referuar edhe reagimit të treguar nga “Djalli” në pjesën e dytë:

“Mund t’ju them se pas 45 minutave të para, në dhomat e zhveshjes nuk iu kam dhënë puthje lojtarëve. Jam zemëruar pak, sepse nuk po bënin në fushë atë që kishim përgatitur. Kjo gjë më zemëroi pak. Po e jetoj këtë moment me një grup të përulur, një grup të mirë lojtarësh. Ndonjëherë mungon pak ajo ‘egërsia’ e mirë për të arritur diçka më shumë, por me kohë do ta arrijmë. Lojtarët kanë nevojë për një fjalë të bukur, por edhe për ndonjë ‘shkundje’.

Nuk jam shumë simpatik, nuk më pëlqen të përqafoj njeri. Më shumë janë herët kur zemërohem sesa e kundërta. Për lojtarët, e rëndësishme është të punojnë mirë dhe të kenë shumë energji pozitive. Është një grup me cilësi, jam shumë i kënaqur me grupin, sepse e ka pranuar mesazhin dhe një trajner që nuk buzëqesh shumë. Kjo më kënaq, sepse unë jam këtu jo për të bërë miq, por për të fituar. Kjo është më e rëndësishmja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: