Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është zgjedhur sot anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Koçiu tha se është falënderuese për zgjedhjen. Ajo shprehet se PS është forca e vetme politike që mund të mbajë ndezur motorët e zhvillimit të Shqipërisë.

“Me Partisë Socialiste, forcën e vetme politike në 🇦🇱 që mund t’i mbajë gjithmonë ndezur motorët e zhvillimit e të krijimit të një Shqipërie europiane. Me familjen e madhe, ndaj anëtarëve të së cilës ndjehem mirënjohëse e falenderuese për besimin që më dhanë, duke më bërë pjesë të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Me ekipin e duhur, për të kontribuar për vizionin “Shqipëria 2030” e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Me forcën politike, që po shkon më e fortë dhe e qartë,  drejt fitores së mandatit të IV qeverisë, për të përfunduar me sukses nismat e ndërmara e për të nxitur politika të reja zhvillimi, për vendin dhe njerëzit tanë”, shprehet Koçiu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: