Ogerta Manastirliu, e zgjedhur bashkëdrejtuese politike e PS për Tiranën, tha se ndihet e nderuar që i është besuar kjo detyrë.

Manastirliu thekson se do të japin maksimumin, që t’i japin PS-së fitoren. “Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste🌹, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030”, shkruan Manastirliu.

“E nderuar që m’u besua detyra dhe përgjegjësia e bashkëdrejtimit të fushatës së ekipit të Partisë Socialiste🌹 për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin.

E sigurt, që së bashku, nën drejtimin e Kryetarit dhe Kryeministrit Edi Rama, me punën e secilit prej nesh dhe besimin e çdo socialisti, progresisti, simpatizanti dhe të çdo qytetari, që beson tek forca jonë politike dhe tek vizioni i Shqipërisë2030🇦🇱🇪🇺, do të japim maksimumin, për t’i sjellë një tjetër fitore forcës tonë politike në këtë qark.

Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste🌹, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030.

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, nënvizon Manastirliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb