Hirësi Joani është zgjedhur kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes, ai u shpreh i vendosur për të mbrojtur të drejtat e Kishës.

Ai theksoi se do ta zbatojë me përpikmëri detyrën e tij të lartë dhe do të përpiqet me gjithë forcën e tij për të mbrojtur interesat e Kishës.

Hirësi Joani gjithashtu u lut që Jezu Krishti t’i japë forcë dhe urtësi për të përmbushur misionin e tij të shenjtë. Ai e mbylli fjalën duke nënshkruar personalisht këtë zotim për të përmbushur detyrat e tij.

Hiresi Joani1
Hiresi Joani1

Hirësi Joani: Pranoj këtë shërbim të lartë. Do ta zbatoj me përpikmëri detyrën time. Do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës. I lutem Zotit tonë Jezu Krisht, të na japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë të tij. Me dorën time, unë nënshkruaj këtë zotim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb