Një mace e zezë, e cila u zhduk në vitin 2009 është rishfaqur dhjetë vite më vonë, dhe për ironi të fatit ajo jetonte në një shtëpi, më pak se një milje larg nga pronarët e saj.
39-vjeçarja, Alex Elliot u shkatërrua në momentin e zhdukjes së maces së saj të dashur. Alex dhe familja e saj mendonin se ajo u shtyp nga një makinë.
Ata shpërndanë postera në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur Lillyn, por përfundimisht humbën çdo shpresë për ta gjetur atë. Sidoqoftë, Alex, fëmija më i vogël i të cilës ende nuk kishte lindur kur Lilli u zhduk, u habit kur u bashkua me macen 15-vjeçare këtë janar. Lilly ishte adoptuar nga një njeri që besonte se ajo ishte e humbur.
(BalkanWeb)