DURRËS

Dalin detaje të reja në lidhjen ngjarjen e djeshme të krimit në familje në Durrës, ku u vra nga bashkëshorti i saj Hajdije Tasuni, 59-vjeçe. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mundur të zbardhë për “BalkanWeb” dëshminë e autorit, Ruzhdi Tasuni i cili ka rrëfyer në polici edhe motivin e krimit. Ai ka treguar se sherri me gruan ka nisur për shkak të dyqanit që donte ta shiste.

“Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë). E godita në kokë”, ka rrëfyer Tasuni.

Ai ka thënë se gruaja ka tentuar të shpëtoi por e ka qëlluar sërish. “Ajo tentoi të dilte nga dyqani por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare”, ka qenë dëshmia tronditëse e autorit.

Krimi i rëndë ndodhi dje rreth mesditës te sheshi “Azem Hajdari”, ndërsa autori u arrestua menjëherë. Nga dëshmitarët u mësua se dy bashkëshortët kishin debate të vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb